Fisheku mbi veturë, cfarë mesazhi është ky për pronarin?

Një person në Ferizaj ka raportuar në polici se persona të pa njohur i kishin vendosur një fishek mbi veturën e tij.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është bërë e ditur se fisheku është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

“Rr. Brahim Ademi, Ferizaj 02.04.2021 – 08:25. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kishin vendosur një fishek mbi veturën e tij. Fisheku është konfiskuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.