Fjolla Morina dënohet nga Gjykata e Kukësit me 6 vjet burgim

Këngëtarja kosovare Fjolla Morina është dënuar nga Gjykata e Kukësit me 6 vite burg për trafikim armësh.

Fjolla i ishin gjetur dy pistoleta në çantë gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë nga dogana e Morinës, e shoqëruar nga shoferi dhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin u martua para pak ditësh në Dubai.

Gjykata e Kukësit dha masën e arrestit në shtëpi dhe këngëtarja mori me qira një banesë në Kukës, ku do të duhej të qëndronte të paktën deri në seancën e radhës, por ajo e shpërfilli gjykatën dhe u arratis.