Fjolla Morina i përgjigjet gjyqit nga distanca, ky është mesazhi i saj

Këngëtarja kosovare Fjolla Morina, e cila u dënua nga Gjykata e Kukësit me 6 vite burgim për ‘trafikim me armë’, ka bërë një reagim nga distanca gjatë ditës së sotme.

Në rrjetin social Instagram ajo ka bërë postimin e parë, që ka qenë një mesazh i koduar.

Në fotografi shihet një luan i përgjakur, teksa mesazhi që përçoi duket të jetë ndaj atyre që pretendon se po e dëmtojnë.

“Bota është një xhungël. Ose lufton për atë që do ose nëpërkëmbesh nga ata që duan më shumë”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë

Në anën tjetër, Fjolla ka pasur rastin që të shpërndajë edhe një fotografi tjetër, të shkrepur në Maldive.

Ajo shihej duke buzëqeshur, ndërsa mori vëmendje të madhe të fansave përmes pozave me bikini.