Flet çifti nga Gjilani: Jemi bullizuar shumë, por ne duhemi
Pothuajse u rritën bashkë. Laurita dhe Bleon Smërqaku nga Gjilani kanë shtatë vite krah njëri-tjetrit.
Ndonëse ishin vetëm në shkollë fillore, ata filluan njohjen.
Pasi lidhja e tyre po shkonte mirë, ata vendosën të njoftojnë familjet, e më pas u fejuan kur Laurita ishte 15 vjet.
2 vite më vonë, Laurita mbeti shtatzënë, gjë e cila bëri që çifti të merrte hapin e madh duke vendosur të martohej.
Në një intervistë për gazetaren Egzona Shahini, çifti po ashtu rrëfyen se si janë bullizuar.
“Jemi bullizuar shumë, por ne duhemi”, u shpreh çifti për #Gjesi.
Se çfarë thonë rreth vështirësive që kanë hasur për të rritur fëmijë, po ashtu edhe rreth bullizimit e mësoni duke klikuar në video.