Flexograf dhuron 5 mijë kilogramë miell për Gjilanin
Kompania Flexograf me pronar Berat Mustafa ka dhuruar 5 mijë kilogramë miell për Komunën e Gjilanit.
Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka deklaruar se furnizimi me 5mijë kilogramë miell, do t’i përmbushë disa nga nevojat bazë të familjeve në nevojë.
“Ky donacion vie në kohën më të rëndësishme, për shkak se situata pandemike, rëndom po ua vështirëson edhe më shumë gjendjen ekonomike të qytetarëve, me theks të veçantë, të familjeve në nevojë”, ka shkruar Ismajli, në faqen e tij në Facebook.
“Është ndjenjë e mirë kur paraqiten njerëzit të cilët u japin shpresë dhe dritë atyre që më së shumti kanë nevojë për humanistë të tillë. Ne përgjithmonë jem mirënjohës ndaj këtij kontributi të madhë të z. Berat Mustafa, i cili, jo vetëm kësaj rradhe, por, në vazhdimësi, është duke kontribuar në rritjen dhe përmbushjen e nevojave bazë të qytetarëve”, ka thënë Ismajli./Mediafokus.info/

