Posedonte kartelë të AKI-së dhe të policisë dhe prezantohej si person zyrtar

Policia e Kosovës ka ekzekutuar sot në mëngjes urdhër-kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë, në një shtëpi banimi në Pejë, nën dyshimin se i dyshuari S.Zh. (1977), posedonte kartelë të AKI-së dhe të policisë, se kishte ekspozuar armë dhe qytetarëve i është prezantuar si person zyrtar.

Ndërsa, i dyshuari S.Zh. (2000) dyshohej se ka në pronësi një shumë të parave të falsifikuara.

Gjatë ushtrimit të kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi të ndryshme si dokumente, armë dhe municion, të cilat do të përdorën në procedurë të mëtejme gjyqësore.

Lidhur me këtë policia ka iniciuar rast nën dyshimin se të dyshuarit kanë kryer veprat penale: ‘falsifikimi i dokumenteve’, ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar te armëve’, ‘prezantimi i rremë si person zyrtar’ dhe ‘falsifikimi parasë’.

Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.