Flordian Shabaj është kadeti i policisë që vdiq sot në aksident
Një kadet i Policisë së Kosovës, rreth 30-vjeç, ka vdekur në një aksident të rëndë trafiku mëngjesin e sotëm në Jashanicë të Klinës, teksa po shkonte në punë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Media lokale “Klina.info”, raporton se Flordian Shabaj nga Nabergjani i Pejës është i riu që vdiq në aksidentin në Jashanicë.



