Florian Marku e Anthony Joshua boksojnë në të njëjtën natë
Boksieri shqiptar, Florian Marku, do të boksojë më 12 dhjetor në Wembley kundër britanikut Alex Fearon. Të njëjtën mbrëmje do të boksojë edhe Anthony Joshua me Kubrat Pulevin për titujt e botës në versionet WBA, IBF, WBO e IBO në peshën e rëndë.
Për Markun, që bokson në kategorinë velter, është dueli i tetë në boksin profesionist. Britaniku Fearon ka nëntë fitore e dy humbje.
“Përshëndetje ndjekësit e mi nga e gjithë bota. Ne kemi një luftë këtë të shtunë si parameç i Joshua – Pulevit. Lufta ime do të transmetohet drejtpërdrejt në SkySports dhe jam krenar që jam pjesë e shfaqjes më të madhe të boksit këtë vit”, ka shkruar Marku në Facebook.

