Foto e rrallë e shqiptarëve në Bajrampashë të Turqisë

Llogaritet se rreth 10 milionë shqiptarë apo edhe më shumë jetojnë në Turqi.

Ata njihen edhe si themelues e zotërues të disa vendbanimeve e qyteteve në këtë shtet.

Bajrampasha është një qytet i themeluar nga shqiptarët. Ata janë banorët e parë që ishin vendosur në këtë zonë.

Në këtë qytet jeton edhe kjo familje nga Manastiri.

Familja e Alattin Yçeler janë shpërngulur në vitin 1956 në Bajrampashë të Stambollit.

Në foton e Fatmir Selimit shihen gjyshi Mehmeti (mbi kalë), axha Sabahudini dhe babai Ahmeti./Mediafokus