Frashëri i bardhë, ja për çka përdoret

Frashëri i bardhë është një pemë shtatlartë dhe mjaft e hijshme që rritet gjërësisht në Shqipëri.

Në Tiranë i thërrasin ‘frasht’, në Elbasan ‘prashtën’, në Bardhaj ‘frashën i egër’, në Kosovë ‘frashën’ dhe në Divjakë ‘frashën mali’.

Frashëri i bardhë dallohet lehtësisht nga lëvorja karakteristike me ngjyrë gri të çelët, por edhe degët me nga tetë gjethe të mëdha në formën e heshtës.

Gjethet, lëvoret dhe degët përmbajnë acid fenolik, hidroksikoumarinë, taninë dhe triterpen, substanca këto të nevojshme në mjekësinë popullore.

Gjethet e frashërit të bardhë përdoren për përgatitjen e disa tonikëve, sidomos për rënien në peshë, obezitetin apo hidropozinë.

Toniku i gjetheve të frashërit përdoret me verën e bardhë kundër gurëve në veshka.

Frashëri i bardhë përdoret edhe për trajtimin dhe shërimin e plagëve dhe uljen e enjtjeve.

Lëvorja e frashërit të bardhë përdoret për të ulur temperaturën dhe si zëvëndësues i kuininës që përdoret kundër sëmundjeve si malarja.

Lëvorja dhe gjethet janë përdorur tradicionalisht kundër diaresë.

Në lëvoren e frashërit të bardhë gjendet një substancë e njohur si fraksinë, ndërkohë që gjethet rrisin sekretimin e acidit urik dhe ndihmon kundër disa çrregullimeve shëndetësore si reumatizma, osteoartriti dhe sëmundjen inflamatore artikulare artriti reumatoid.