Futbolli në Shqipëri rikthehet më 3 qershor

Më në fund, Ministria e Shëndetësisë e Shqiperise jep dritën jeshile, aktivitet sportive në vend lejohen të rinisin nga 1 qershori, por pa praninë e tifozëve:

Federata Shqiptare e Futbollit merr në këtë mënyrë miratimin zyrtar për të ristatuar sezonin futbollistik sipas programit të hartuar dhe publikuar kohë më parë. Superliga starton më 3 qershor me 5 sfida, të vlefshme për javën e 27-të, katër prej do të luhen në orën 17:30 ndërsa sfida Partizani-Skënderbeu do të luhet në mbrëmje në orën 20.

Kategoria e parë, sipas programit do të startoj më 7 qershor. Më herët Komiteti Teknik i Ekspertëve miratoi protokollin sanitar të përpiluar nga FSHF. Ekipet e Superligës dhe jo vetëm kanë nisur punën që nga 18 maji me stërvitjet në grup ndërsa të mërkurën zhvilluan dhe testet e para miqësorë./bw/