G. Prelvukaj: Kam parë të akredituar me punë diplomatike punonjës të nivelit të tmerrshëm
Genc Prelvukaj
Unë nuk e njoh dijën e konsullit të ri të emëruar, që u shndërrua në temë dhe kësisoji nuk mund ta gjykoj si personalitet, por nuk më pëlqen mënyra e emërimit të tij.
Sidoqoftë për një gjë jam i sigurtë. Gjatë punës time të mëhershme në institucione, (kam dhënë dorëheqje para 6 viteve) kam parë të akredituar me punë diplomatike dhe punonjës të nivelit të tmerrshëm.
Shumë prej tyre, ose kishin probleme elementare kulturore deri në turpërim ose ishin të pamerituar për pozitën e tyre.
Mos te flasim që të gjithë pa përjashtim ishin militantë politikë.
Megjithatë, faji nuk është tek ta. E kuptoj lakminë e tyre, por nuk mund ti kuptoj individët e fuqishëm brenda partive ne vend, që menduan se edhe diplomacinë mund ta bëjnë me farefisninë e tyre ose me militantë që kanë kryer ndonjë shërbim të dënueshëm për ta paraprakisht.
Dhe të njejtët, nesër dalin me kostum dhe kravatë duke kërkuar votë per zhvillimin e vendit dhe luftën ndaj korrupsionit apo nepotizmit.
A na fyhet inteligjenca neve ndonjëherë?

