Një 83-vjeçare në Gjilan e humb betejën me virusin
COVID-19 po vazhdon të marrë jetë gjithandej në Kosovë. Sot betejën me virusin e ka humbur edhe një 83-vjeçare në Gjilan.
Mediafokus.info përmes burimeve të veta ka konfirmuar se bëhet fjalë për pacienten me inicialet Sh.M. (1937).
Nga paraqitja e virusit e deri më sot, në Gjilan kanë vdekur 71 persona të prekur me COVID-19.
Përndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan, sa i përket pandemisë, paraqitet si vijon: 6344 të testuar, 2432 pozitivë, 1872 të shëruar, 488 raste aktive dhe 193 mostra në pritje./Mediafokus.info