Gani Dreshaj i AAK tërhiqet nga gara për deputet

Gani Dreshaj, kandidat i Aleancës pë Ardhmërinë  e Kosovës (AAK) për deputet, është tërhequr nga gara për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajmin e ka bërë të ditur vëtë Dreshaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Fillimisht, shpreh keqardhje për nivelin dhe funksionalitetit e institucioneve të zbatimit të Ligjit, për cka unë nuk do të jem pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit”, ka shkruar Dreshaj.

Dreshaj është njëri nga katër kandidatët nga AAK të cilëve u është hequr e drejta për kandidim për deputetë të Kuvendit të Kosovës për shkak të vendimeve gjyqësore të plotfuqishme në 3 vitet e fundit.