Gazeta online Mediafokus në mesin e top 50 mediave kosovare

Gazeta online Mediafokus.info brenda pak më shumë se një viti të themelimit është futur në mesin e top 50 mediave kosovare.

Për muajin dhjetor 2020, kompania Kerolli, e cila njihet për saktësinë maksimale të matjeve, ka bërë matjen e faqes zyrtare të Mediafokus.info, duke e radhitur gazetën Mediafokus.info në vendin e 47-të.

Për këtë, ne iu themi FALEMINDERIT të gjithë lexuesve tanë besnikë.

Ndryshe, Kerolli bën matje të vazhdueshme për performancën e faqeve zyrtare të mediave në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, muaj për muaj, derisa së fundmi ka nisur matjen edhe të faqeve zyrtare të kryetarëve të Komunave të Kosovës.

Ja linku i kompanisë Kerolli:

https://kerol.li/tpm/2020/dhjetor/