Këta janë katër kandidatët e PDK-së për deputetë nga Peja

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka vendosur për emrat e katër kandidatëve për deputetë nga qyteti i Pejës.

Xhavit Haliti, Skender Ukaj, Ramiz Kelmendi dhe Valon Grabovci janë emrat e PDK-së, nga dega e Pejës.

Këtë ia ka konfirmuar Gazetës Blic, një zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Po ashtu, edhe edhe një person tjetër, do të caktohet nga dega e PDK-së, në Pejë, por që edhe nuk është vendosur se cili do të jetë ai.Afati i fundit për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë, është 16 Janari, në ora 18:00.