Gazetarja ndjehet zemërthyer: ‘Asgjë nuk është si më parë’
Gazetarja e njohur shqiptare në Skoci, Remzije Zeka Sherifi, është shprehur e pllaksour nga mërzia për njeriun e saj të zemrës, në prag të festave të fundvidit. Bashkëshorti i saj Sebahedin Sherifi ndërroi jetë këtë verë.
‘Në prag të festave, jam pllakosur nga zymtësia e malli për ty…Asgjë nuk është si më parë!’, ka shkruar Remzija pranë një foto të përbashkët.
Familja Sherifi jeton në Glasgow të Skocisë, atje ku ka ndërruar jetë Sebahedini, pjesëtar i familjes së njohur nga Gjilani, Mulla Sherifi.
Seba ishte i njohur për elegancë, pedantëri dhe mbi të gjitha si qytetar i civilizuar e zemërgjerë e veçmas si sportist i njohur dhe me famë në fushën e hendbollit.
Mungesën e një njeriu të tillë nuk e ndjen vetëm familja, po edhe miqtë dhe shoqëria./Mediafokus.info


 
 
 
						 
						