Gërvalla pyetet nëse është dëshmitare në Gjykatën Speciale
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla është pyetur sot nëse është dëshmitare në Gjykatën Speciale.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Gërvalla e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se nuk dëshiron që ta keqpërdor vizitën e homologut të tij kroat.
“Për të mos e keqpërdorur vizitën e homologut, për të mos shpenzuar kohën e tij, një përgjigje shumë e shkurtër. Jo, as nuk kam qenë as nuk jam. Mendoj që është përgjigja e mjaftueshme”, ka thënë Gërvalla.

