Gjahtari i pakujdesshëm, plagos dy persona
Gjahtari i pakujdesshëm, plagos dy persona në Kamenicë, derisa ishte në gjueti. Rasti është cilësuar si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Kamenicë 15.11.2020 – 06:50. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti derisa ishin për gjueti (në rekreacion) nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri dy viktima m/k. Viktimat janë duke u trajtuar në spitalin e Gjilanit. Nga të njëjtit janë konfiskuar tri pushkë gjuetie me 64 copë fishkë dhe leje përkatëse. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.

