Gjakovares i merren me forcë tri unazat e arit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë një femër ka raportuar se tre persona e kanë sulmuar, duke ia grabitur tri unaza prej ari.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull Kosovar.
Ndërsa nga i dyshuari bëhet e ditur se janë sekuestruar vetëm dy unaza të arit.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.