Një femër e denoncon në Polici personin që e detyroi të përdor lëndë narkotike

Dje rreth orës 17:00 një femër ka raportuar në polici se një person e ka detyruar të përdor lëndë narkotike.

“Fushë Kosovë 06.04.2021 – 17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar të përdor lëndë narkotike.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton policia në raportin 24 orësh.