Gjendet e braktisur një veturë, pronari rezulton i zhdukur
Një veturë private është gjetur në Janjevë, ndërsa pronari nuk ka mundur të kontaktohet. Familjarët e tij kanë thënë se viktima është lajmëruar për herë të fundit më 8 prill 2021.
Fsh. Janjevë, Lipjan 08.04.2021 – 12:36. Me datë 09.04.2021 është raportuar për një veturë të braktisur në lokacionin e lartcekur, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se bëhet fjalë për një veturë me targa vendore pronë e viktimës mashkull kosovar. Fillimisht është tentuar që të kontaktohet viktima mirëpo nuk ka qenë e mundur pastaj janë kontaktuar bashkëshortja dhe vëllai i viktimës të cilët kanë deklaruar se viktima për herë të fundit është lajmëruar me datën 08.04.2021 dhe më nuk dihet asgjë për të. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë.

