Gjendet e vdekur një femër, policia e cilëson vdekje të dyshimtë

Gjendet e vdekur një femër, derisa policia e cilëson vdekje të dyshimtë, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Viktima është gjetur në banesën e saj në Prizren, dje në mesditë.

“Rr. Hajdar Shala, Prizren 25.01.2021 – 13:30. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raporton 24 orësh të policisë./Mediafokus.info/