Gjendet i mbytur një emigrant në Portin e Durrësit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Portin e Durrësit, ku një emigrant është mbytur në det.
Viktima është rreth 25-vjeç, ndërsa dyshohet se ai është shtetas sirian.
Trupi i të riut është gjetur brenda basenit ujor nga policia kufitare dhe është nxjerrë në breg pa shenja jete.
Ai ka humbur jetën në tentativë për t’u larguar në Itali përmes Portit të Durrësit.

