Gjendet i vdekur një i ri në Gjilan
Një person është gjetur i vdekur në Gjilan, ndërkohë që vdekja e tij po konsiderohet e dyshimtë. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion, njofton policia e Kosovës, raporton Mediafokus.info
Rr. Ibrahim Uruqi, Gjilan 05.05.2021 – 04:07. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë se tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.
Mediafokus merr vesh se bëhet fjalë për personin me inicialet F.M.

