Sa mund të gjobiteni nëse dilni jashtë orarit tuaj prej 90 minutash?

Prej 15 prill hyjnë në fuqi masat e reja të lëvizjes në Kosovë, që janë mjaft të rrepta.

Shkelësit e këtyre masave do të ndëshkohen me gjoba.

Personat fizikë gjobiten me para nga 1,000 deri 2,000 euro, ndërsa personat juridikë nga 3,000 deri 8,000 euro.

Ndërkaq, personi përgjegjës i personit juridik dënohet prej 500 deri në 1,500 euro.

Me hyrje në fuqi të këtij vendimi shfuqizohet çdo dispozitë e mëparshme që bie në kundërshtim me dispozitat e këtij vendimi.

Ky vendim do të rishqyrtohet nga MSH-ja në koordinim me IKSPH, ministrat respektivë dhe ekspertë për të vendosur për vazhdimin ose jo të këtyre masave që u përmendën, ka thënë ministri Arben Vitia.

Lëvizja e qytetarëve në Kosovë nga data 15 prill deri më 4 maj lejohet vetëm për një orë e gjysmë në ditë, sipas numrit të parafundit personal./mediafokus.info