Ish-kryetari i Kushtetueses: Vendimi i Qeverisë për masa të reja është anti-kushtetues

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se qeveria e Kosovës ka shkelur përsëri kushtetutën e vendit.

Ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë, sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, është në kundërshtim të plotë me Gjykatën Kushtetuese dhe vendimin e saj.

“Gjykata Kushtetuese e ka bërë jashtëzakonisht të qartë që Ministria e Shëndetësisë mund të bëjë kufizime të lirive dhe të drejtave të njeriut për aq sa ka autorizime ligjore të Ligjit për Shëndetësinë dhe Ligjin për parandalimin e Sëmundjeve Infektive. Do të thotë këta mund t`i fusin në karantinë persona dhe hapësira të cilat janë të infektuar, një nga një, komuna, hapësira, lagje të caktuara e tjera”, tha Hasani./mediafokus.info