Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë. Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për rrethanat ku është gjetur trupi, por ka thënë se vdekja po hetohet. 

Rr.Fazli Graiçevci, Prishtinë, 15.02.2021-15:58. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë.