Po hetohet vdekja e një pacienti në spitalin e Gjakovës

Një person është dërguar pa shenja jete në spitalin e Gjakovës. Rasti po hetohet nga policia, ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar për obduksion.  

Gjakovë 15.02.2021-10:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga familjarët e tij ishte dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë. (foto arkiv)