Gjendje e rëndë me COVID-19 në Shqipëri
Shifrat e COVID-19 në Shqipëri nuk njohin rënie teksa së fundmi janë regjistruar 11 viktima dhe 901 raste të reja nga COVID-19.
Në krahasim me një ditë më parë, shifrat e sotme janë më të larta teksa janë kryer 3 mijë e 864 testime.
Kryesimin pë rastet e reja e mban Tirana me 274, ndjekur nga Durrësi me 57, Vlora me 48 dhe Shkodra me 44 apo Elbasani e Saranda me 42.
Lajmi i mirë është se 507 qytetarë së fundmi e kanë fituar betejën me COVID-19.