Gjilan: Vetura godet këmbësorin

Një veturë dje në Gjilan ka goditur këmbësorin, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Njoftimi i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. 15 Qershori, Gjilan 28.04.2023-21:50. Lëndime të lehta trupore ka pësuar këmbësori mashkull kosovar pasi i njëjti është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte një mashkull kosovar.

I lënduari pas pranimit të tretmanit mjekësorë është liruar.

Rasti nën hetime.