Gjilani barazon, Drita kampion

Gjilani ka barazuar në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Ballkanit, për t’ia ‘dhuruar’ titullin e kampionit rivalit të përbetuar, Dritës, për sezonin 2019/2020, raporton Mediafokus.info.

Mysafirët e lëshuan një mundësi të artë për ta vendosur titullin e kampionit në Suharekë, në ndeshjen e fundit me Dritën.

Gjilanasit kaluan të parët në epërsi (Kushtrim Shabani 42’), derisa mysafirët shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e dytë, me anë të Mirlind Dakut (73’) dhe Jetmir Topallit (75’).

Suharekasit po bëheshin gati për ta festuar fitoren, por kështu nuk mendoi Keita Razak, i cili realizoi në minutat shtesë për ta barazuar rezultatin në 2-2.

Gjilani, pas këtij barazimi, zë pozitën e dytë me 65 pikë, derisa Ballkani mbetet në vendin e tretë me 64./Mediafokus.info/