Lutfi Haziri uron Dritën me shallin e Skifterave

Menjëherë pasi Drita e fitoi titullin e kampionit të Superligës së Kosovës në futboll, një javë pa përfunduar kampionati, ka ardhur edhe urimi i të parit të Gjilanit, Lutfi Haziri, transmeton Mediafokus.info.

Nëpërmjet një statusi në Facbook, kreu i kësaj Komune e ka uruar Dritën, por me shallin e Skifterave, tifozëve të rivalit të përbetuar të qytetit, SC Gjilanit

Ai ka folur me krenari për dy klubet gjilanase, Dritën dhe Gjilanin.

Statusi i plotë:

Gjilani barazon pas një super angazhimi në lojë. E merituan fitoren drejt titullit. Dëshmuan se çka është korrektësia në futboll gjatë gjithë kampionait. Bravo Skiftera, lojtarë, punëtorë sportiv dhe z. Florim Zuka.

Në anën tjetër, urime për titullin e tretë të kampionit të Superligës së Kosovës, kryesisë së Dritës, lojtarëve e Intelektualëve.

Faleminderit të dyja ekipeve për ndeshjet fantastike dhe emocionet që na dhuruan gjatë kampionatit. Besoj shumë që dy ekipet tona do të garojnë në arenën europiane. Përshëndetje nga kryeqyteti i sportit dhe kulturës. Shihemi bashkë në garat europiane!/Mediafokus.info/