Gjilani e zbret Prishtinën në vendin e katërt, vetë ngjitet në pozitën e tretë

Skuadra e Gjilanit, me fitoren e sotme kundrejt Prishtinës (2:1) është ngjitur një pozitë më lartë, me gjasa reale që të garojë për titull.

Por, fitorja ndaj Prishtinës, ishte e mirëseardhuer edhe për rivalin lokal, Drita, e cila e lë Prishtinën mbrapa, për 4 pikë dhe me një lojë më pak.

Prishtina nuk mori pikë në Gjilan dhe gjasat e saj për të marrë vendin e parë tash e tutje do të jenë më të vogla.

Humbja e Prishtinës në Gjilan dhe fitorja e Dritës, nesër ndaj Ferronikelit, do ta shtonte në 7 pikë diferencën e liderit – Dritës me pasuesin, që tani është Ballkani./mediafokus.info