PDK do t’i votojë të gjitha marrëveshjet financiare ndërkombëtare

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë të mërkurën se kjo parti do të votojë të gjitha marrëveshjet financiare ndërkombëtare që janë në rend dite në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se këtë vendim e kanë marrë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar dhe diskutimeve brenda strukturave të partisë.

“Ne kemi vendosur që t’i përkrahim dhe t’i votojmë të gjitha marrëveshjet financiare ndërkombëtare të cilat janë në rend dite në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Këto marrëveshje i përkrahim pa kushtëzime. Fatkeqësisht nuk kemi pasur një kërkesë dhe një qasje të duhur dhe pozitive edhe nga ana e qeverisë… Sidoqoftë ne i kemi negociuar një pjesë të këtyre marrëveshjeve financiare ndërkombëtare dhe ne nesër në seancën e Kuvendit do t’i përkrahim dhe do të japim votën tonë për aprovimin e këtyre marrëveshjeve”, tha Hamza në një konferencë të thirrur për media./mediafokus.info/