Gjilani ka nisur festat me dhurata e shfaqje për fëmijë
Gjilani ka nisur festat në vigjilje të fundvitit, me shfaqje e dhurata për fëmijë.
Gjatë ditës janë shpërndar dhurata për fëmijët me sindrome që trajtohen në organizatën “Pema”.
Ndërkaq, Teatri i Fëmijëve, që funksionon në kuadër të Teatrit të Qytetit, ka dhënë shfaqjen “Kopshti im”.
Fëmijët do ta kenë mundësinë të argëtohen në mbrëmje në koncertin festiv Dncing House, njofton Komuna e Gjilanit me anë të një komunikate./MediaFokus/