Talentja e Rising Stars rrëmben vendin e tretë në festivalin e këngës në RTSH

Suksesi në festivalin Rising Stars në Gjilan i ka hapur rrugët e suksesit Sara Bajraktarit nga Tirana. Ajo arriti të rrëbejë vendin e tretë në Festivalin e këngës në RTSH, në një konkurrencë mjaft të fortë, duke lënë pas emra të njohur të muzikës, raporton MediaFokus.info

Festivali Rising Stars është dëshmi e një pune të madhe që bëhet me talente edhe në qendrat më të vogla kulturore, siç është Gjilani, ku punohet shumë në sferën e muzikës dhe kulturës në përgjithësi.

Sara, me këngën ‘’Ajër’’, të autorit dhe mjeshtrit të muzikës, Adrian Hila, u rendit në një pozitë të cilën e lakmon çdo pjesëmarrës, ka thënë Arta Haziri Nuhiu, drejtoreshë e festivalit Rising Stars, e cila është shprehur e kënaqur me suksesin e ish-nxënëses së saj.

Pas suksesit në Rising stars, Sara ka marrë ftesë edhe për festivale ndërkombëtare, ku do të shoqërohet nga Arta Haziri Nuhiu.

Në profilin e saj, Arta ka shkruar:

Sara Bajraktari me këngën ‘’Ajër’’ me autorësi të mjeshtrit të muzikës Adrian Hila, mbrëmë arriti të dalë e tret në festivalin e këngës në RTSH, pozicion ky që ëndërrohet nga pothuajse të gjithë këngëtarët.

Juria pesë anëtarësh e vlerësuan Sarën me pikë maksimale, duke lënë kështu poshtë këngëtare të mirënjohur.

Vlen të ceket që Sara ishte nga të vetmet që u kthye dy herë nga publiku.

Ne jemi krenarë që ish-konkurrentët e Rising Stars kanë spikatur në skena më të mëdha me këngët e tyre origjinale.
Sara, do të kesh gjithmonë përkrahjen e stafit tonë, siç e ke pasur muajt e fundit. Vazhdo të shkëlqesh, ka shkruar Arta Haziri Nuhiu./MediaFokus/