Gjobitet me 200 euro për tejkalim të kolonës

Policia në Kamenicë, me datë 23.07.2024 në dy raste të ndara kanë hasur në dy kundërvajtës të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

Në njërin rast kundërvajtësi është hasur duke tejkaluar kolonën me ç’rast të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 euro, dy pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muaj.

Në rastin tjetër është hasur kundërvajtësi duke drejtuar automjetin të cilit gjatë matjes së alkoolit me alkool test është vërtetuar se ishte nën ndikim të alkoolit me 1.16 promila.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, dy pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muajve, thuhet në njoftim.