Gjuriq: Mbijetesa e Qeverisë Hoti varet nga Lista Serbe

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka folur pas formit të Qeverisë Hoti, qeverisë së re të Republikës, shkruan Mediafokus.info.

Në një intervistë për RTS, Gjuriq ka thënë se Lista Serbe ka rol vendimtar për mbijetesën e kësaj qeevrie.

“Qeveria varet nga mbështetja e Listës Serbe”, ka thënë Gjuriq, për të shtuar se “Testi i parë i madh për qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti do të jetë anulimi i masës së reciprocitetit me Serbinë gjatë javës që vjen”./Mediafokus.info/