Gjykata e Gjilanit i cakton një muaj paraburgim “grabitësit”

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurve D. K..

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 22.06.2021, rreth orës 05:40 minuta në rrugën “Adem Jashari”, në Kamenicë i pandehuri, duke përdorë forcën ndaj personit tjetër e përvetëson pasurinë e personit tjetër në atë mënyrë që në pompën e derivateve “IP Petrol”, hynë me një person të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve dhe duke e goditur punëtorin A. Z., kanë arritur që nga arka e pompës së derivateve të marrin shumën e të hollave prej 229 Euro dhe të largohen nga vendi në drejtim të panjohur.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se kanë kryer veprën penale “grabitje” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit, pasi që ka vlerësuar se këto rrethana janë të mjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale, thuhet në njoftimin e Gjykatës.