Gjykata Supreme vendos lidhur me verifikimin e votuesve jashtë vendit

Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur sot lidhur me çështjen e verifikimit të votuesve jashtë vendit nga ana e KQZ-së, duke e hedhur poshtë ankesën e organizatës “Germin”.

Në arsyetimin e këtij vendimi nga ana e Gjykatës Supreme thuhet se “Me datën 15.01.2021 organizata “Germin” i ka paraqitur ankesë kësaj Gjykate, me të cilën e konteston ligjshmërinë e vendimit të përmendur, duke propozuar që ankesa të pranohet, dhe Gjykata Supreme të anuloj vendimin e KQZ të datës 11.01.2021 dhe vendimin e PZAP të datës 13.01.2021”.

Në përgjigje të ankesës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, qëndroi në konstatimet e paraqitura në vendimin e vet, dhe propozoi që ankesa të hidhet poshtë si e palejuar.

“Gjykata Supreme e Kosovës, pas vlerësimit të vendimit të atakuar, pretendimeve ankimore dhe atyre në përgjigje në ankesë, shqyrtoi shkresat e tjera të lëndës, gjeti se: Ankesa është e palejuar”, thuhet më tej në vendim. /Telegrafi/