Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë nuk pritet të nis para verës së vitit 2022
Në Gjykatën Speciale në Hagë ka përfunduar seanca e radhës paragjyqësore ndaj krerëve politikë e ushtarakë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Gjykatësi i procedurës paraprake, francezi Nicolas Guillou ka thënë se njëherë nuk do të caktojë datën për fillim të hetimeve.
Sa i përket fillimit të gjykimit, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper, ka kërkuar që të nis në vitin 2022.
“Do të duhen të paktën 18 muaj që të nis gjykimi”, ka thënë ai./Mediafokus.info

