Gjyqtarja kosovare Remzije Istrefi – Peci fiton çmimin ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut
Ky çmim u nda në Samitin Global mbi Kushtetutshmërinë, i organizuar nga Universiteti i Texasit në Austin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky çmim e nderon kontributin e jashtëzakonshëm të saj në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së demokracisë, duke e bërë atë një figurë të njohur dhe të respektuar ndërkombëtarisht, shkruan albinfo.ch.
Me përkushtimin e saj ndaj parimeve të drejtësisë dhe të drejtave themelore të njeriut, ajo ka shërbyer si një model për shumë gra shqiptare dhe është një frymëzim për vajzat e reja që synojnë të arrijnë majat në fushën e ligjit dhe drejtësisë.