Tregolëshi i Muriqit e kalon Kosovën në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kosovës ka arritur fitore edhe në ndeshjen kthyese ndaj Islandës, në kuadër të play-offit për Ligën B të Ligës së Kombeve.

Kosova mposhti Islandën me rezultat 5-2 në të dyja ndeshjet.

Ndeshjen e parë, Kosova e kishte fituar 2-1 në Prishtinë, derisa të dytën e fitoi 3-1 sonte në Spanjë.

Vedat Muriqi me tregolëshin e tij i siguroi fitoren Kosovës.

Islanda shënoi e para me anë të Oskarsson (minuta e dytë), por nuk arriti të bëjë më shumë.

Nga edicioni i ardhshëm i Ligës së Kombeve, Kosova do të luajë në Ligën B.

Ndeshjen e ardhshme, Kosova do ta luajë në qershor, në kuadër të miqësores ndaj Armenisë.