Goditet për vdekje këmbësori

Një aksident trafiku në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës, një 41-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë në lëvizje, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe shoferi pasi ka dalë nga rruga dhe është ndeshur në një pemë.

“Mbrëmë rreth orës 20:25 policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Vogël, në këta aksident kanë qenë të involvuar një veturë dhe një këmbësor. Këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e aksidentit dhe i njëjti është dërguar me autoambulancë në spital por ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë policia.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.