Gratë në politikë janë vlerë, nuk janë vetëm kuota gjinore

Shpresa Kurteshi-Emini

Edhe legjislatura e tanishme e Kuvendit Komunal të Gjilanit duhet të veprojë kujdesshëm në emrimin e anëtarëve në trupat ndihmëse të tij.

Përvec përfaqësimit politik e profesional, rëndësi të barabartë patjetër që ka dhe përfaqësimi gjinor, në secilin komitet pa përjashtim.

Duke qenë se në të kaluarën kemi dhënë një shembull jashtëzakonisht të mirë në kë drejtim, gjitha mundësitë dhe potencialet ekzistojnë brenda secilës parti politike besoj (që kanë gra të cilat mund të bartin përgjegjësi në politikat komunale) që të vazhdohet një praktikë e tillë.

Për këtë, janë të obliguara të gjitha partitë kuvendare që të reflektojnë, jo sa për ta plotësuar një kërkesë që Ligji për Barazi Gjinore e kërkon, por për të vepruar drejt përballë të drejtës njerëzore që seciles gjini i takon.

Gratë janë vlerë dhe janë në politikë të angazhuara për të dhënë kontribut drejt përmirësimit të jetës shoqërore, jo për të përmbushur kuota dhe përtej politikës kjo është dëshmuar tash më.