PDK pas rrëzimit të Qeverisë Kurti

FLURIM ARIFI

Partia Demokratike e Kosovës, është parti e cila ka qenë pushtet për një kohë të gjatë. Tani gjendet në opozitë (dhe mirë që është pasi që ka patur nevojë për një rifreskim),  por cilat janë sjelljet e saj karshi kërkesave dhe sfidave në të cilat po gjendet shteti jonë tani. Kjo është një pyetje dhe kërkesa nga shumë simpatizantë dhe përkrahës të saj.

Deri tanë lidershipi i Kryetarit Veseli është për t’u përshëndetur, pasi që ka krijuar një vazhdimësi në politikëbërjen dhe në qëndrimet e PDK-së. Qëndrimi në opozitë nuk guxon të jetë vetëm premtim momental, është vështirë për disa përbrenda PDK-së që të pajtohen me këtë veprim të Kryetarit Veseli, pozicionimi në opozitë, por për fat të mirë të partisë, ai e ka kuptuar drejtë porosinë e qytetarëve për Partinë Demokratike të Kosovës, në zgjedhje e 6 Tetorit.

Megjithatë roli dhe rëndësia e veprimit për PDK-në është i një rëndësie të veçantë, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti. Pa dashur për të hyrë në interpretimet Kushtetuese, sipas të gjitha mundësive do të kemi një Qeveri teknike/unitare. Ky veprim politik padyshim që do të kërkoj një qasje të PDK-së karshi kësaj situate të re, sidomos pasi që është partia më e madhe opozitare.

Partia Demokratike e Kosovës, duhet me qenë syhapur dhe objektive përpara kësaj sfidë politike, krijimi i një qeverie të re do të jetë një kthesë dhe mundësi për gjithë politikëbërjen kosovare që të rivendos marrëdhëniet tona tradicionale me miqtë tanë amerikan dhe evropian.

Partia Demokratike e Kosovës duhet dhe është me rëndësi mbajtja qëndrimeve pro evropiane e pro amerikane, me qëllime të qarta në forcimin e shtetit dhe zhvillimit të demokracisë të brendshme, por qëndrimi në opozitë për PDK-në në këtë periudhë është i domosdoshëm.

Po ashtu, PDK-ja dhe gjitha partitë tjera kosovare kanë përgjegjësi në ndaljen dhe promovimin e një fryme anti amerikane që është duke ardhur nga një taborr, i cili, nuk është duke zgjedhur rrugë apo mënyrë për të mbajtur pushtetin e tyre. Së fundi, nga po ata patriotë të vonuar, kemi edhe thirrje “vëllavrasjen” që duhet të dënohet nga të gjithë qytetarët dhe intelektualët e këtij vendi.

Në fund, uroj që Kosova do ta tejkaloj këtë sfidë të epidemisë në mënyrë që të fokusohemi në zhvillimin dhe përparim e shtetit dhe shoqërisë.

Shëndet dhe suksese!

 (Autori është anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, Dega në Gjilan)