Gruaja gjendet e plagosur në dhomën e gjumit

Një grua është gjetur e lënduar me armë zjarri në dhomën e saj të gjumit në Mitrovicë.

Rasti është raportuar nga një grua tjetër.

Viktima është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që rasti është cilësuar ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Mitrovicë Jug, 15.07.2022 – 17:15. Ankuesja femër kosovare ka informuar se viktima femër kosovare në dhomën e saj është gjetur e lënduar nga arma e zjarrit. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekët është jashtë rrezikut për jetë. Është konfiskuar pushka e gjuetisë. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.