Haga i lejon Hashim Thaçin dhe të tjerët të festojnë në burg natën e vitit të ri

Gjykata Speciale, që i akuzon ata për krime lufte e krime kundër njerëzimit, do t’ua mundësojë ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të UÇK-së që ta festojnë Vitin e Ri. Kështu është shprehur për Express të enjten, zyrtarja për informimim e këtij institucioni, Angela Griep.

“Për arsye të privatësisë, ne nuk mund të komentojmë për ndonjë veprimtari specifike që të paraburgosurit ndërmarrin në institucionin e paraburgimit.

Në përgjithësi, Njësia e Menaxhimit të Paraburgimit e Dhomave të Specializuara siguron mirëqenien e të burgosurve në një mjedis të sigurt dhe të qetë”, ka thene ajo.

Motiv shtesë për të festuar do të jetë ditëlindja e ish-zëdhënësit të UÇK-së dhe ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili pas orës 00:00 do ta ketë përvjetorin e 70 të lindjes së tij.

Shtatë të akuzuarit e parë të Speciales, pesë prej të cilëve me aktakuzë të konfirmuar, po mbahen ende në paraburgim, pasi pothuajse secilit prej tyre i është refuzuar kërkesa që të mbrohen në liri.