Hajnat vjedhin arkën e xhamisë në Graçanicë

Persona të panjohur kanë hyrë në një xhami në Graqanicë, ku kanë vjedhur arkën. Rasti është cilësuar ‘vjedhje e rëndë.

Arka e cila shërbente për grumbullimin e parave për humanitet, sipas ankuesit kishte 20 euro dhe 1000 dinarë.

“Graqanicë 29.05.2021 – 16:10. Është raportuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në xhami dhe kanë arrit të vjedhin arkën e xhamisë. Arka shërben për grumbullimin e parave për humanitet. Sipas ankuesit, në arkë kishe  para të gatshme 20 euro dhe 1000 dinarë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. (foto arkiv)